Lajme

Kryetari i porsazgjedhur i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në ditën e parë të mandatit të tij ka realizuar takimin e pare me administratën komunale me ç’rast ka kërkuar angazhim maksimal të secilin punëtorë në komunë me qëllimin të dhënies së shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Zhelinës. Kryetari i ri ka kërkuar nga i tërë stafi që të punojnë me përkushtimin maksimal që Komuna e Zhelinës  të bëhet një model i pushtet lokal në Maqedoni dhe më gjerë, model i një qeverisjeje transparente, efikase dhe moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window