Lajme

Kryetari i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu, pas marrjes së mandatit vizitat e para i ka bërë nëpër shkollat në territorin e Komunës së Zhelinës. Qëllimi i këtyre vizitave ishte për t’i parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi edukativo-arsimor si dhe për të parë deri ku janë përgatitjet e shkollave për sezonin e dimrit. Kryetari i porsazgjedhur në takimet me arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave u zotua se do jetë në ndihmën e tyre me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe rritjes së cilësisë së arsimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window