Lajme

Kryetari Blerim Sejdiu dhe ministri Goran Sugarevski mbikëqyrën punimet për ndërtimin e ujësjellësit dhe rezervuarit kryesor për vendbanimet e Komunës së Zhelinës

Sot, komunën e Zhelinës e nderoi me vizitën e tij Ministri i Transportit dhe Lidhjeve z.Goran Sugarevski i cili u prit nga Kryetari i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu. Kryetari Blerim Sejdiu bashkë me ministrin Sugarevski mbikëqyrën punimet për ndërtimin e gypit kryesorë të ujësjellësit dhe ndërtimi i rezervuarit kryesorë për ujësjellësin dhe furnizimin me ujë të pijshëm i të gjitha vendbanimeve të komunës së Zhelinës.

Bëhet fjalë për projekt që është duke u realizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes grantit financiar të Bankës Evropiane për Investim. Projekti kap shumën prej 650.000 eurove, nga të cilat 550.000 euro janë paraparë për realizimin e këtij projekti, ndërsa pjesën tjetër prej 150.000 eurove e siguron Komuna e Zhelinës nga buxheti i komunës.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window