Komuna e Zhelinës shënon 22 vjetorin e themelimit

Të nderuar Këshilltarë të Komunës së Zhelinës,
Të nderuar ish-Kryetarë të komunës,
Të nderuar ish-Kryesues të Këshillit të komunës,
E nderuara administratë e komunës,

Në këtë përvjetor të 22-të të Themelimit të Komunës tonë, po kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së komunës tonë, por njëkohësisht po nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e kësaj komune.

Po shënojmë, sot, historinë e Komunës tonë e ngritur mbi ëndrrën, synimin dhe punën e njerëzve të vendit tonë dhe mbi sakrificën dhe kontributin e të gjithë qytetarëve që ndërtuan idealin e kësaj komune.

Po shënojmë në këtë përvjetor, ngritjen dhe forcimin e miqësisë me të gjithë ata që e ndihmuan lindjen e komunës së Zhelinës dhe që e hapën rrugën e perspektivës së re drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatshme.

Rruga jonë drejt zhvillimit të komunës sonë është sa e gjatë aq edhe me përgjegjësi dhe ne, si pjesëtarë të kësaj komune, e kemi borxh që ta bëjmë këtë.

Çdo punë e suksesshme, bëhet me shumë sakrificë dhe dashuri për atdheun. Ne e kemi dëshmuar se mund ta ndërtojmë një komunë për secilin qytetar, pa dallime dhe bindje politike, një komunë ku secili do ta ndjejë veten si në shtëpi të vete.

Duam ta shndërrojmë Komunën e Zhelinës në një vend të potencialit të madh të investimeve dhe në një vend shembull në rajon.

Komuna e Zhelinës, është vend i mundësive të mëdha të zhvillimit, vend i një vizionit të ri. Duke i përkrahur kompanitë tona, e kemi për qëllim që ta zhvillojmë ekonominë e vendit tonë të hapim vende të reja të punës për të rinjtë e të rejat, për gjeneratën e ardhshme.
Jemi në bisedime edhe me investitorë të huaj, të fuqishëm të cilët janë të interesuar të investojnë në territorin e komunës së Zhelinës

Të nderuar,

Ne do të ndihmojmë bashkësinë lokale që të rimëkëmben fuqishëm, e bashkërisht të ndërmarrim obligimet tona si shërbyes i qytetarëve të komunës tonë.

Në vend të shantazheve, ne kemi zgjedhur rrugën e bashkëpunimit prosperues me qytetarët tanë.

Të nderuar,

Ne po punojmë për të ardhmen duke e ndërtuar atë sot, në çdo angazhim dhe në çdo veprim tonin dhe, në këtë përvjetor të Komunës, por edhe më tutje, do dëshmojmë përkushtimin tonë për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ky 22 vjetor le të na shërbej që të ecim bashkërisht në rrugën tonë drejtë realizimit të shumë projekteve që i kemi fituar tashmë, dhe atyre që jemi në procedurë e sipër. Të punojmë çdo ditë që ta bëjmë komunën tonë më të mirë, më të bukur dhe më të përparuar.

Ta gëzojmë 22 vjetorin e Themelimit të komunës dhe Konstituimit të Këshillit të parë të Komunës së Zhelinës.
Pritshim edhe shumë përvjetore të tjera bashkarisht!

Ju faleminderit dhe Gëzuar!

* Fjalim i Kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu