Lajme, Njoftime

Njoftuam banorët e këtij fshati për nisjet e punimeve dhe detajeve tjera, të projektit të asfaltimit të rrugës kryesore të fshatit, të fituar disa ditë më parë nga Agjencioni për përkarhje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, pranë Ministrisë së Bujqësisë, kurse financuar nga buxheti i R. Veriore të Maqedonisë.

Banorët u njoftuan poashtu, edhe për projektet tjera, që komuna e Zhelinës do t’i realizojë në të ardhmen e afërt.

Përveç kësaj, me përkushtim të madh ndëgjuam edhe sugjerimet, këshillat dhe kërkesat e qytetarëve që ne si komunë duhet t’i kemi parasysh.

Jemi të kënaqur që kemi kështu banorë me vetëdije të lartë dhe të cilët vlersojnë punën tonë.
Respekte të thella!
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window