Lajme, Njoftime

Kohë më parë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski njoftuan se do të asfaltohet rruga Tetovë – Trebosh. Por u desh që të kalonin 40 ditë që punët më në fund të fillonin. Ndonëse autoritetet thonë se nuk ka patur vonesa, por është dashur që të kalojnë procedurat rreth tenderit, megjithatë a do të përfundojnë punët në kohë, kjo do të varret nga kushtet klimatike. Punët kanë filluar ditën e martë, ndërsa në vendngjarje kanë qenë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe drejtori i qendrës rajonale të Pollogut, Fatmir Saiti, shkruan gazeta KOHA.

Me këtë rast, kreu i Komunës së Zhelinës tha se nuk ka probleme dhe punët do të përfundojnë në kohë. “Probleme nuk ka dhe nuk ka patur në periudhën e shkuar. Kanë qenë çështje të procedurave që është dashur të respektohen, dhe tani jemi gati dhe normalisht dolëm në teren t’i shohim punimet e deritanishme si janë zhvilluar dhe çfarë do të ndodh më tutje. Do të duhet për rreth 40 ditë që të përfundojnë punimet prej ditës kur kanë filluar. Normalisht se dinamika do të varet edhe nga kushtet klimatike dhe duhet që sa më shpejt të mbarojë kjo rrugë që mos të na kapin ngricat. Mendoj se gjithçka do shkojë ashtu siç duhet. Ne jemi të interesuar që kjo rrugë shumë shpejt të jetë në dispozicion të qytetarëve” u shpreh Sejdiu.

Edhe drejtori i Qendrës së Pollogut, Fatmir Saiti thotë se punët kanë filluar në kohë. “Punimet kanë filluar në kohën, jemi brenda dinamikës kohore që është paraparë. Si aktivitetet fillestare, kemi pasur pastrimin e rrugës, sigurimin e lejes për komunikacion dhe do të kisha apeluar deri tek qytetarët, deri sa kryhen punët, të mos e shfrytëzojnë rrugën. Mendoj se do t`a kryejmë para kohe, por shpresoj që të na lejojnë kushtet klimatike”, tha Saiti.

Mjetet janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal, ndërsa pjesa e bashkëfinancimit janë nga Komuna e Zhelinës dhe Komuna e Tetovës. Aksi rrugor Tetovë – Trebosh, me një gjatësi prej 1340 metrave, do të rregullohet dhe asfaltohet bashkërisht me trotuarin. Rruga nga fshati Trebosh për në Tetovë një kohë të gjatë është në gjendje të mjerueshme, pasi që e njëjta është dëmtuar edhe në pjesët anësore, sidomos gjatë përmbytjeve që ndodhën në vitin 2015 dhe në vitin 2017, kur vërshoi lumi i fshatit Poroj.

Apelohet deri tek vozitësit që të gjejnë rrugë alternative derisa zhvillohen punimet. Kjo rrugë nuk frekuentohet vetëm nga banorët e fshatit Trebosh, por edhe të fshatrave Pallaticë dhe Ozormishtë. Derisa të kryhen punët, banorët e këtyre fshatrave kanë rrugë tjera alternative përmes Zhelinës, ndërsa problem do të jetë për një pjesë të bujqve të fshatit Xhepçisht, të cilët nuk kanë rrugë alternative.

Vazhdojnë punimet në rikonstruimin e rrugës Tetovë-Trebosh

Vazhdojnë punimet në rikonstruimin e rrugës Tetovë-Trebosh

Posted by Tv Pollogu on Tuesday, October 22, 2019

Filluan punimet në rrugën Trebosh-Tetovë

Posted by Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës on Saturday, October 19, 2019

Comments are closed.

Close Search Window