Lajme, Njoftime

Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës, kompania e mirënjohur “Lear corporation” e cila dizajnon dhe prodhon produkte të klasit më të lartë botëror, me lokacion në zonën industriale Zhelinë-Tetovë, në takim me kryetarin e Komunës së Zhelinës, prezantoi ofertën për punësim në 70 pozicione të hapura pune “Operatorë në maqinë për qepje”.
Lear corporation ofron një mundësi të shkëlqyer për të punuar në pozitën e Robaqepësit.
Përgjegjësitë kryesore:
▪︎Plotësim i planit të punës dhe normave të përcaktuara;
▪︎Pajtueshmëria me standardet e punës dhe udhëzimet;
▪︎Mirëmbajtja e pajisjeve dhe higjiena e vendit të punës dhe
▪︎Kontrolli i cilësisë së produktit.
Kërkesat që lidhen me

Kërkesa që lidhen me pozicionin:
▪︎Përvoja e punës në industrinë e prodhimit të automobilave ose të tekstilit do të konsiderohet një përparësi
▪︎Minimum të ketë të mbaruar shkollën fillore
▪︎Aftësi për punë ekipore, përqendrim në detaje, disiplinë dhe punë nën presion.

Lear ka organizuar transport për punonjësit e saj dhe ofron vakt të ngrohtë të organizuar për të gjithë të punësuarit.

Të gjithë të interesuarit për punë në “Lear corporation”, do të kenë mundësi të ndjekin prezantimin në hapësirat e komunës Zhelinës i cili do të organizohet gjatë javës së ardhëshme, për të cilin do t’Ju informojmë në detaje.

Me respekt,
Zyra për informim
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window