Lajme, Njoftime

Në këtë datë kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës, kujtojmë betejën dhe rrugëtimin e vëllezërve tanë përgjatë procesit të shtetformimit, dhe sakrificën e heronjve që mundësuan të gëzojnë pavarësinë pasardhësit dhe brezi i ri i kombit shqiptar.

Qoftë dekada e dytë përplot me bekime dhe fitore të reja në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt procesit të eurointegrimit, duke dëshmuar pjekuri politike, gatishmëri, vullnet për bashkëpunim reciprok, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Comments are closed.

Close Search Window