Lajme, Njoftime

Të dashur qytetarë,

Në funksion të fuqizimit të konceptit të llogaridhënies dhe efektivitetit të transparencës, për herë të parë keni mundësinë të ndiqni live seancat e Këshillit të Komunës së Zhelinës, që kjo do të ndikojë në rritjen e besimit të publikut duke filluar nga niveli komunal e deri te ai qëndror. Ndërkaq ju si qytetarë do të keni mundësinë të monitoroni çdo debat publik, diskutimet dhe shqyrtimet gjatë zhvillimit të seancave, si dhe rrjedhën e planifikimeve dhe procesin e vendimarrjes.

Në kuadër të projektit të fituar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), këshilltarët ndoqën 11 module të trajnimeve, nga muaji shkurt 2019 deri më shkurt 2020.

Ndiqni live seancën e 38-të të Këshillit të Komunës së Zhelinës

PËR HERË TË PARË… Live Stream
Transparencë | Korrektësi | Llogaridhënie |

https://youtu.be/STsp4Q-uU9Q

Comments are closed.

Close Search Window