Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Për nder të festës së 7 dhe 8 Marsit, në komunën e Zhelinës u mbajt mbrëmje poetike, ku të pranishëm ishin mësimdhënës, artdashës, poetë, shkrimtarë dhe mysafirë tjerë të ftuar. Këtë mbrëmje e begatuan poetët dhe nxënësit e grupeve letrare të shkollave fillore, të cilët recituan vargje të bukura, përplot emocione.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, njëherit bëri hapjen e kësaj mbrëmje, i cili në fjalën e tij tha se “në këtë mbrëmje shënojmë dy data mjaft të rëndësishme, 7 dhe 8 Marsin. Qëllimi i këtij organizimi është nxitja e krijimtarisë poetike tek të rinjtë dhe përkrahje adhuruesve të librit. Në fund u ndanë edhe mirënjohje për interpretuesit, nga vetë kryetari Sejdiu.

Comments are closed.

Close Search Window