Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot, në Komunën e Zhelinës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit komunal të Emergjencave në një format të zgjeruar me përfaqësues nga SPB-Grupçin, Mjek nga punkti diagnostifikues, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me krizat, Kryqi i Kuq, përfaqësues nga BFI, gjegjësisht Imamët e xhamive, kryetarë të bashkësive lokale, shoqatat joqeveritare dhe sektori civil.
Mbledhja u mbajt me qëllim të informimit të detajuar me situatën momentale mbi luftimin e virusit COVID-19, me këtë rend dite:

1- Informim nga Shtabi komunal i emergjencave mbi rrjedhën e punës dhe masat që janë mdërmarrë për parandalimin e virusit.
2- Informim i detajuar nga SPB-Grupçin mbi situatën aktuale nga tereni
3-Informim nga Punkti diagnostifikues mbi gjendjen me të prekurit nga virusi.
4-Informim mbi menaxhimin e situatës nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim
5-Informim nga Kryqi i Kuq mbi përgaditjen dhe angazhimin për të ju dalë në ndihmë nevojtarëve.
6-Të ndryshme.

Kryetari Blerim Sejdiu, informoi të gjithë të pranishmit se shtabi ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura preventive për parandalimin e shpërmdarjes së virusit duke bërë fillimisht dezinfektimin e të gjithë shkollave në komunën e Zhelinës, përfshirë godinën e komunës, e më pastaj edhe të gjithë rrugët primare dhe sekondare të fshatrave përreth.
Në këtë rast kishte propozime të ndryshme mbi koordinimin dhe gadishmërinë e përgjithshme nga të gjithë pjesëmarrësit për të qenë aktiv dhe në dispozicion, për të përballuar çdo sfidë së bashku në këto momente kritike për gjithësecilin.
U propozua grumbullimi i ndihmave për tu solidarizuar me familjet në nevojë si dhe gadishmëria e shtabit të emergjencave për çdo nevojë qytetare.

Gjithmonë në gatishmëri!

Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window