Lajme, Njoftime

Shtabi i emergjencave në komunën e Zhelinës, i angazhuar për menaxhimin dhe parandalimin e Kovid 19-Virusit Korona, në pajtueshmëri me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për qarkullim të kufizuar, njofton qytetarët për përfundimet e mëposhtme:

• Rekomandohen marketet që detyrimisht të bëjnë dezinfektimin e  objekteve gjatë orëve të mëngjesit, para fillimit të orarit të punës.

• Të gjithë marketet dhe operatorët ekonomik në territorin e komunës së Zhelinës që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente gjatë kohës së orës policore gjatë uikendit, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Emergjncës i Komunës së Zhelinës në kontakt të dhënat e mëposhtme: komunazh@gmail.com
 +389 (0) 44 378 030. Të njëjtat mund të dorëzohen në Arkivin e komunës së Zhelinës- (e hënë-e premte),  prej orës 08:00 deri ora 16:00.

• Do të lejohet qarkullimi gjatë orës policore vetëm për kompanitë/marketet që kanë mbi 3 të punësuar, kurse deri në 10 të punësuar përfshirë këtu edhe shpërndarësit e mallrave, nga një subjekt ekonomik do të  mund të pajisen me leje për qarkullim gjatë orës policore. Perosnat që do të bëjnë shpërndarjen e produkteve deri tek shtëpitë e qytetarëve duhet patjetër të kenë pajisje mbrojtëse.

• Të gjitha Barnatoret në territorin e Komunës së Zhelinës që do të punojnë  gjatë kohës së orës policore  gjatë uikendit, detyrimisht t’i dorëzojnë të dhënat e nevojshme në kontakt të dhënat e mëposhtme: komunazh@gmail.com
+389 (0) 44 378 030. Të njëjtat mund të dorëzohen në Arkivin e komunës së Zhelinës- (e hënë-e premte),  prej orës 08:00 deri ora 16:00.

Kërkesën për leje pune gjatë orës policore e gjeni në linkun siç vijon, duke e shkarkuar KËTU.

Comments are closed.

Close Search Window