Lajme, Njoftime

Për shkak të rrezikut të shpërthimit të zjarreve vendoset ndalesë e lëvizjes nëpër pyje dhe toka pyjore nga ora 06:00 deri ora 20:00, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave. Ndalesa do të jetë e vlefshme nga 17.04.2020 dhe do të zgjasë deri në tërheqjen e saj.

Ndërkohë që kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit NP “Parqet Kombëtare” dhe subjektet të cilët mbrojnë pyjet.

“Për mosrespektimin e kësaj ndalese personave fizik që do të hasen duke lëvizur nëpër pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit do të dënohen prej 1.500 deri në 2.000 euro në denarë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu njoftojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se ndalohet ndezja e kashtave, barërave dhe mbeturinave tjera në natyrë.

Comments are closed.

Close Search Window