Fotogaleri, Lajme, Njoftime, NPK

Kësaj radhe kompania Kipper dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë, për muajin e Shenjtë të Ramazanit, në shenjë solidariteti në luftën me pandeminë globale Covid-19. Donacionin e pranoi vetë stafi i komunës së Zhelinës, i cili është vazhdimisht i pranishëm në terren për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave me pako udhqimore dhe higjienike që u dedikohen familjeve në nevojë.
Shumë falenderues ndaj kompanisë Kipper dhe kompanive tjera që përmes donacioneve ndihmojnë qytetarët e komunës së Zhelinës, që sa më lehtë të tejkalojnë këtë situatë krize.

Comments are closed.

Close Search Window