Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Dy momente të bukura! Njëri ishte, kremtimi i 77 vjetorit të hapjes së shkollës së Zhelinës që sot bartë emrin e të madhit Luigj Gurakuqi e për të cilën kremtim enkas na nderoi me prezencë Rome Gurakuqi një nga pasardhësit e familjes L.Gurakuqi, dhe tjetri moment ishte shpalosja e plakës përkujtimore të mësuesit të parë të kësaj shkolle Shaban B. Ramadani nga Zhelina. Në këtë kremtim pati edhe shumë poet, shkrimtarë, arsimtarë, imamë, veprimtarë e qytetarë. Këtë event e nderoi poashtu edhe veprimtari i cili vepron në Amerikë, Xhevat Prespa si dhe profesori Arsim Sinani. Fotografitë janë të shkrepura në vitin 2018, gjatë manifestimit të shënimit të 77 vjetorit të hapjes së shkollës në Zhelinë.

Comments are closed.

Close Search Window