Fotogaleri, Lajme, Njoftime

I nderuar kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

I nderuar kryesues i këshillit të komunës së Zhelinës,

Të nderuar banorë të Llërcës,

E nderuara administratë e komunës,

Të nderuar bashkëqytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,

Sot, gjendemi para jush, mu ashtu siç ishim para disa viteve kur kërkuam mbështetjen tuaj, që t’ju shërbejme juve. Ju nuk hezituat as atëherë e as sot, na dhatë mbështetjen dhe na besuat se ne MUNDEMI t’i realizojme kërkesat tuaja, se ne MUNDEMI t’ju shërbejmë me ndershmëri dhe me profesionalizëm. Dhe sot, ja ku jemi! Para jush dhe bashkë me ju, për të përuruar rrugën në fshatin Llërcë, respektivisht për të shpallur të përfunduar asfaltimin e rrugës së fshatit tuaj. Sot, ne shohim si realizohen një nga një premtimet që dikur i dhamë para jush. Ju bashkë me ne, dikur keni pritur me dekada që këto projekte të realizohen, projekte që ne i realizuam për dy vite e gjysëm sa jemi në krye të Komunës së Zhelinës. Dhe gjithsesi se kjo nuk është mjaft! Gjithsesi se ne nuk do të ndalemi këtu. Ne kemi edhe shumë punë për të bërë, bashkë me ju.

Për hirë të transparencës dhe llogaridhënies, para juve qytetarë të dashur, ne si Komunë e Zhelinës që jemi komuna e vetme e Lëvizjes BESA, do t’i rradhitim disa projekte që realizuam këto dy vite e gjysëm sa jemi në menaxhim të kësaj komune,

Të dashur qytetarë,

Do të nisim me rradhë nga infrastruktura rrugore:

Komuna e Zhelinës ishte nga 6 komunat e para në Maqedoni që në vitin 2018 e fitoi grantin nga Banka Botërore, ku me ato mjete dhe kofinancimin e Komunës së Zhelinës arritëm të realizojmë:

▪︎Asfaltimin e rrugës në fshatin Grupçin, me 1850 metër gjatësi dhe 4.5 metër gjërësi,

▪︎Asfaltimin e rrugës në fshatin Novosellë me 1350 gjatësi dhe 4.5 metre gjërësi.Ketu vlen te theksohet se për së pari herë lidhëm fsh.Rogle me Novosellën, duke ju hap rrugë të re me gjatësi afër 700m.

Nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, përmes Byrosë për zhvillim regjional dhe bashkëpunim me Komunën e Tetovës, Komuna e Zhelinës realizoi:

▪︎Asfaltimin e rrugës Trebosh-Tetovë me 1350 m gjatësi dhe 5 metre gjërësi, duke përfshirë edhe trotoarin,

Me mjetet e fituara nga Ministria e Bujqësisë, përmes Agjencionit për mbëshetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural:

▪︎Asfaltuam rrugën nga fshati Strimnicë deri në fsh.Falishtë, me afër 2 km metër gjatësi dhe 5 m gjërësi, me kanalizim atmosferik si dhe trotoar nga te dy anët e rrugës me gjërësi prej 1.5 metre.

▪︎Asfaltuam rrugën në fsh.Llërcë me gjatësi 2700 meter gjatësi dhe 5 m gjërësi, përfshirë edhe trotoarin në vende të caktuara.

Për të përfunduar kjo rrugë deri në Çiflik, nga Komuna e Zhelinës janë shtuar edhe 700 metër asfaltim shtesë si projekt i veçantë, ku gjithësej kjo rrugë arrin 2700 metre gjatësi.Ju njoftoj poashtu se, në fillim te muajit tjetër, do të nisim me asfaltimin e rrugës brenda fsh.Çiflik.

Begatonizuam rrugë në vendbanimet: Merovë, Pallaticë, Zhelinë, Llërcë, Novosellë, Strimnicë, Kapazhdoll, Çiflik, Dëbërcë, Grupcin, Trebosh

Në pranverën e vitit të ardhshëm 2021, do të asfaltojmë edhe rrugët e vendbanimeve:

▪︎Zhelinë 2A

▪︎Pallaticë-Zhelinë

▪︎Pallaticë-Uzurmisht

▪︎Kapazhdoll dhe

▪︎Trebosh

Ndërkaq, sa i përket infrastrukturës shkollore, janë disa projekte të rëndësishme që do t’i përmend në vijim:

Nga mjetet e Komunës së Zhelinës dhe Bankës Botërore:

▪︎rindërtuam krejtësisht objektin e shkollës “Fan Noli” në Pallaticë,

Në bashkëpunim me UNDP

▪︎rindërtuam godinën e shkollës fillore “Rahmetulla Ameti” në fsh.Çiflik,

Në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë, përmes UNOPS, me grantin e fituar dhe bashkëfinancimin e Komunës së Zhelinës:

▪︎rindërtuam krejtësisht objektin e shkollës fillore “Ibrahim Temo” në fsh.Strimnicë,

Me mjetet e fituara nga Byroja për Zhvillim regjional pranë Ministrise së vetqeverisjes lokale, dhe kofinancimit te Komunës së Zhelinës:

▪︎Vendosëm dritare të reja në gjithë objektin e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë,

▪︎rikonstruuam objektin e shkollës fillore “Rahmetulla Ameti” në fsh.Llërcë, duke i vendosur fasadë të re,

▪︎Instaluam sistem të nxehjes qëndrore në shkollën fillore “Fan Noli” në fsh.Uzurmisht,

▪︎Rrethuam fushën e sportit në shkollën fillore “Pashko Vasa” në Dëbërcë, duke e shndëruar në fushë sporti funksionale për nxënësit.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, këtë vit do të ndërtojmë edhe objekt të ri të shkollës fillore “Pashko Vasa” në Cerovë.

Vendosëm kënde për fëmijë në fshatrat: Dëbërcë, Strimnicë,Çiflik.

Këtë vit do të vazhdojmë me këndet për fëmijë në fshatrat: Novosellë, Kapazhdoll, Pallaticë, Rogle, Merovë, Zhelinë, Sallarevë, Grupçin, Llërcë.

Komuna e Zhelinës , çdo vit në muajin maj organizon mbjellje të drunjve në hapësira publike e sidomos në oborret e shkollave fillore, duke e shndëruar këtë në traditë.

Përveç kësaj, të gjitha shkollave ju kemi dhuruar kontonjerë për të grumbulluar mbeturinat, me qëllim të ruajtjes së higjienës nëpër shkolla.

Përveç këtyre, Komuna e Zhelinës solli një risi nëpër shkollat tona, duke organizuar festivale për fëmijë dhe njohje me traditat tona kombëtare dhe ky aktivitet realizohet çdo vjet në bashkëpunim me Muzeun Mobil nga Kosova.

Me mjetet e fituara nga Banka Evropiane për Zhvillim përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Komuna e Zhelinës kofinancoi në:

▪︎Realizimin e rrjetit të ujësjellësit për fsh.Zhelinë duke ndërtuar këtu edhe Rezervuarin e veçantë për furnizimin me ujë të Zhelinës, Pallaticës, Treboshit dhe Uzurmishtit.

▪︎Lëshuam rrjet të ujësjellesit si dhe kanalizimit pergjate rruges se zones industriale, me gjatesi prej 1 km per secilën;

▪︎Ne fsh.Llërcë ndërtuam rrjet të kanalizimit me 5 km gjatësi;

▪︎Lëshuam rrjet te kanalizimit në fsh.Trebosh me 600 metër gjatësi;

▪︎Vendosëm rrjet të ri të ujësjellësit me gjatesi prej 600 metre në fsh.Strimnicë;

▪︎Vendosëm rrjet të ujësjellësit në Kapazhdoll prej 650 metër gjatesi;

Kurse me mjetet e fituara nga Ministria e Ambientit Jetësor këtë muaj do të nisim me realizimin e rrjetit të Kanalizimit në rrugën 2A në Zhelinë.

Këtë vit përfundojmë me projektimin e Kolektorit të rrjetit apo të ujësjellësit dhe kanalizimit për fshatrat e Dërvendit, si dhe projektimin e rezervuarit të ujit dhe stacionit të filtrimit të ujërave të zeza.

TURIZMI DHE KULTURA

Në Komunën e Zhelinës për së pari herë organizuam Festival të Trashëgimisë Kulturore, duke e shëndruar në festival tradicional i cili tashmë organizohet çdo vit. E projektuam detajisht pjesën malore të Sallarevës duke e shpallur destinacion turistik dhe resurs i turizmit malor në Komunën e Zhelinës.

Dhe shumë punë tjera në vazhdim…Faleminderit për vëmendjen!

Comments are closed.

Close Search Window