Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Sot (22.09.2020) , nga afër u ndoqën punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 985 m, në fshatin Zhelinë, ku i pranishëm në terren ishte vetë kryetari Blerim Sejdiu i shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit të komunës së Zhelinës. Kryetari Sejdiu projektin në fjalë e cilësoi si një projekt të suksesshëm dhe i cili u arrit si rezultat i bashkëpunimit dhe ndihmës së Ministrisë së Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapësinorë, e që kjo u paraprinë edhe shumë projekteve të tjera në vazhdim. Pikat e reja të kanalizimeve do të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e ujërave të zeza në shumicën e lagjeve dhe vendbanimeve. Falë këtyre investimeve dhe menaxhimit të mirë, jemi duke investuar në infrastrukturën e çdo vendbanimi të komunës së Zhelinës.

Comments are closed.

Close Search Window