Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Sot (01.10.2020) në hapsirat e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në një ambient festiv, me mikëpritje të ngrohtë arsimore, kryetari i komunës z.Blerim Sejdiu, uroi filloristët e rinjë duke ju dëshiruar fillimisht shëndet dhe shumë suksese në mësime me shpresë që vitin e ardhshëm do festojmë me kushte më të mira pa protokolle pandemie.

Kryetari Sejdiu përcolli mesazhin e përkujdesjes dhe prioritetit që jepet për nxënësit tanë që të gjithë të gëzojnë hapësira dhe kushte sa më të mira në të gjithë shkollat tona.

Në nismë të vitit të ri shkollor, edhe një herë, urime, përkushtim të plotë dhe suksese në rrugën e shkollimit tuaj.

Comments are closed.

Close Search Window