Lajme, Njoftime

Tashmë jemi në vitin e tretë të mandatit tonë në krye të komunës së Zhelinës, Ju informoj se në një nga seancat e kaluara të këshillit komunal, si Kryetar i komunës së Zhelinës propozova që mjetet e planifikuara dhe të miratuara nga Këshilli i komunës ti ridestinoj në projekte kapitale me qëllim të përmirësojmë kushtet e përditshme të qytetarëve tanë.

Me këtë edhe një herë dëshmojmë se prioritet kryesor i yni është shërbimi i ndershëm ndaj qytetarëve tanë, kurse synimi i menaxhimit me komunën e Zhelinës është ekskluzivisht vetëm mirëqenia qytetare, duke anashkaluar të gjitha privilegjet personale vetëm e vetëm për të qenë sa më afër qytetarëve.

Comments are closed.

Close Search Window