Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Pas realizimit të projektit me UNDP për rindërtimin e pjesës së nyjeve sanitare dhe shtimin e zyrave për personelin, Kryetari i komunës së Zhelinës z. Blerim Sejdiu, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me USAID për të plotësuar rekonstruimim e tërësishëm të kësaj shkolle.

Ky projekt do të realizohet përmes programit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjëve në Arsim (INRA), ku gjithësej kanë aplikuar 186 shkolla, kurse vetëm 12 shkolla e kanë fituar projektin, ndër to ishte shkolla fillore “Rametulla Ameti”, e vetmja shkollë me mësim në gjuhën shqipe që fitoi këtë projekt.

Në këtë rikonstruim përfshihet ndërtimi i fasadës me izolim termik dhe shteg rreth shkollës, instalimi i sistemit të plotë për ngrohje me komplet pajisjet (kazan me peletë, radiatorë, tuba, valvola dhe të gjitha elementet e nevojshme për efikasitet energjetik).

Tanimë kanë filluar punimet dhe urojmë të përfundojnë në kohë rekorde, që nxënësit e kësaj shkolle të kenë një objekt të kompletuar i cili i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit mësimor.

Comments are closed.

Close Search Window