Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Edhe një iniciativë e shkëlqyer nga ana e zotëri Vesel Ahmedit, veprimtar dhe bashkatdhetarë i yni i cili punon dhe vepron në Zvicër, por që me zemër dhe me përkushtim kontribon në vendlindje. Krahas investimeve tjera që ka realizuar deri tani në vendlindjen e tij, në fshatin Trebosh, kësaj radhe ky donacion u dedikohet shkollave të komunës së Zhelinës, duke dhuruar mjete shkollore dhe mjete dezinfektuese për më të dashurit tanë, nxënësin e shkollave fillore.

Qëllimi i kësaj inciative shërben si mbështetje për shkollat që të mbrohen të vegjëlit në këtë periudhë pandemie. Po ashtu me mjete dezinfekuese dhe materiale pune është furnizuar edhe administrata e komunës së Zhelinës, si institucioni më i frekuentuar nga ana e qytetarëve. Kryetari i komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, e përshëndeti këtë iniciativë si një kontribut të veçantë, duke e falënderuar zotëri Veselin në emër të banorëve të komunës së Zhelinës. Zotëri Veseli u shpreh se këtë iniciativë e cilëson si një obligim moral dhe shpirtëror për bashkfshatarët e tij.

Comments are closed.

Close Search Window