Fotogaleri, Lajme, Njoftime, NPK

Dy lajme të mira!

Lajmi i parë i mirë për qytetarët tanë është se nga sot, nisëm me punimet buzë lumit Vardar, për të shëndruar së shpejti këtë vend, nga një deponi siç ishte më herët, në parkun më të bukur rekreativ në komunën e Zhelinës dhe më gjërë.

Lajmi i dytë i mirë është se, nesër pikërisht në këtë vend do të zhvillohet aktiviteti i mbjelljes së 170 drunjve të dhuruar nga ana e Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-Shkup.

Enkas në këtë ngjarje pjesmarrës do të jenë, Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha, Ambasadori i Republikës së Turqisë në R.e Maqedonisë së Veriut Hasan Mehmet Sekizkök, Kordinatori i TIKA në Maqedoni Halim Omer Sogut.

Këtë event ende më të veçantë e bën, lidhja direkte (online) e Presidentit të Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili do të jetë në linjë të drejtëpërdrejtë dhe do ta përshëndet këtë ngjarje.

Përndryshe, Komuna e Zhelinës është e vetmja komunë në Maqedoninë e Veriut e përzgjedhur për këtë event ku ne shfrytëzojmë rastin të falenderojmë TIKA dhe Ambasadën e Turqisë si dhe Ministrinë e Bujqësisë, për këtë vlersim kaq të madh që na bëhet neve. Jemi tejmase të nderuar e thellësisht Mirënjohës!

Comments are closed.

Close Search Window