Lajme, Njoftime

Njoftim publik për aplikimin për trajnim në arsim profesional bazuar në projektin “Kujdesi i të moshuarve në kushte shtëpiake” në komunën e Zhelinës.
Informacioni mbi projektin dhe trajnimin
Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Shoqatën Milenium në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale “Kujdesi i të moshuarve në kushte shtëpiake” financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Banka Botërore në bashkëpunim edhe me komunën e Tearcës dhe Jegunovcës, hap thirrje publike për të gjithë personat e interesuar që duan të fitojnë aftësi, kompetenca dhe çertifikatë për “Përkujdesje të të moshuarve”.
Kandidatët që përfundojnë me sukses trajnimin do të punësohen.
Metoda e aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin.
Thirrja është e hapur deri më 31.01.2021.
Me respekt,
Komuna e Zhelinës,
Zyra për Informim

https://forms.gle/EQYTX2FHBVkMxRAZ8

Comments are closed.

Close Search Window