Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Të dashur qytetarë,
Ashtu siç ju njoftuam para tre javëve se, sapo të mundësohen kushtet klimatike për vazhdimin e punimeve, do të bëjmë të gjitha përpjekjet si komunë që sa më parë të përfundojnë punimet në pjesën e rrugës, e cila për shkak të kushteve klimatike ngeli e pa asfaltuar.
Ju njoftojmë se, nga dita e sotme kanë filluar matjet në teren, e sipas meteorologjisë deri ditën e Martë koha do të jetë me shi, ndërsa nga dita e Merkurë do të rinisin punimet makinerike, me qëllim të rikonstruimit të kësaj rruge.
Ju sigurojmë se jemi duke i ndjekur punimet dhe jemi në komunikim të afërt me institucionet kompetente.
Duke e ditur se kjo rrugë është arteria më e rëndësishme infrastrukturore për qytetarët tanë dhe më gjërë, jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që sa më parë të qarkulloni lehtë dhe pa pengesa.
Për të tjerat do të jeni të njoftuar në vazhdim.
Ju faleminderit!
Zyra për informim
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window