Lajme, Njoftime

I. Në bazë të nenit 7 të Rregullores për përcaktimin e mënyrës dhe kushteve të përafërta për emërimin e anëtarëve të komisioneve për rajonet e regjistrimit dhe selektimin dhe përzgjedhjen e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal, Enti shtetëror i statistikës shpall konkurs për angazhimin e personave të cilët do të marrin pjesë në realizimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 në periudhën prej 01-21 prill 2021 në cilësinë e:
• Regjistrues rajonal dhe
• Instruktorë rajonal.
II. Numri i nevojshëm i regjistruesve dhe instruktorëve rajonal që do të përzgjedhen në rajonet e regjistrimit, dhe sipas gjuhës në të cilën do të realizohet regjistrimi në Komunën e Zhelinës, janë të paraparë 84 regjistrues dhe 8 instruktorë rajonal, edhe atë:
• shqiptarë – 68 regjistrues;
• maqedonas – 16 regjistrues.
III. Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për instruktorë rajonal do të merret parasysh struktura etnike e popullsisë në rajonin përkatës regjistrues.
IV. Kandidatët të cilët do të aplikojnë në këtë konkurs duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
а) Kushtet e përgjithshme:
• Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
• Të jenë të moshës madhore,
• Të kenë të kryer së paku arsimin e mesëm, dhe
• Të mos jenë në marrëdhënie pune.
b) Kushte shtesë
• Njohja e punës me kompjuter dhe
• Njohja e gjuhës përkatëse të bashkësisë sipas pasqyrës tabelare nga pika II e këtij konkursi.
V. Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të kryhet me testim (kontrolli i njohurive të përgjithshme nga fusha e statistikës dhe njohurive të punës me kompjuter).
VI. Testimi do të realizohet në selitë e komisoneve të rajoneve të regjistrimit për kandidatët të cilët kanë vendbanim në rajonin përkatës të regjistrimit.
VII. Koha (ora) e fillimit të testimit dhe vendi (hapësirat) ku do të mbahet testimi në mënyrë shtesë do të publikohen në selinë e çdo Komisioni për rajon të regjistrimit dhe në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk.
VIII. Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë ekskluzivisht edhe në formë të letrës nëpërmjet postës deri tek Enti shtetëror i statistikës, rr.Dame Gruev nr.4 Shkup, faksi 506, më vonë deri më 01.03.2021 ose në ditën e planifikimit të testimit në hapësirat ku do të realizohet testimi.
IX. Dokumentet e nevojshme të cilat kandidatët duhet t’i dorëzojnë janë:
а) Dëshmi për shtetësi – kopje nga:
• letërnjoftimi
• shtetësia ose;
• dokument të rregullt udhëtimi
b) Dëshmi që ka të kryer së paku arsimin e mesëm – kopje nga:
• dëftesa
• vërtetimi për arsimin e kryer ose
• diploma për arsim të kryer
c) Deklaratë me shkrim që nuk është në marrëdhënie pune.
ç) Deklaratë me shkrim që ka njohuri lidhur me punën në kompjuter.
X. Angazhimi i kandidatëve të paraqitur do të bëhet në bazë të kontratës në vepër.
XI. Kandidatët me dokumente të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
XII. Përzgjedhjen e kandidatëve të cilët do të angazhohen në Regjistrim do ta kryej drejtori i Entit shtetëror të statistikës, me propozim të grupit punues përgjegjës, të formuar për çdo rajon të regjistrimit.
XIII. Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të bëhet në afat prej 3 ditësh pas testimit, ndërsa lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës www.stat.gov.mk dhe popis202.stat.gov.mk
FORMULARIN PËR APLIKIM E GJENI KËTU:

https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021_al.aspx

https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021.aspx

Për cfarëdo pyetje shtesë, konsultimi apo ndihmese në lidhje më këto që cekëm më lartë, ju lutemi drejtohuni tek zyrat e Komunës së Zhelinës, Kabineti i kryetarit të Komunës.
Ju faleminderit!
Zyra për informim
Komuna e Zhelinës

Loader Loading…
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [381.79 KB]

Loader Loading…
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [709.43 KB]

Loader Loading…
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [408.71 KB]

Comments are closed.

Close Search Window