Infrastrukturë më e mirë për biznesin dhe banorët e komunës përmes investimeve kapitale

Komuna e Zhelinës ka për përcaktim që të rritet në komunë me të gjitha shenjat në pjesën e infrastrukturës dhe urbanizimit. Në të njëjtën kohë ky përcaktim paraqet imperativ dhe sfidë për pushtetin lokal që ta plotësojë në periudhën e ardhshme me cilësi më të lartë.

Sot pushteti lokal angazhohet për urbanizim më të madh të gjitha pjesëve në territorin e komunës, për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal në të gjitha pjesët e komunës është imperativ për zhvillimin lokal, veçanërisht për vendbanimet pa rrjet të tërësishëm të kanalizimit. Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në cilësinë e jetës dhe nevojat për zhvillimin e ekonomisë. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore është fokusuar drejt mundësimit të kushteve për transport të sektorit ekonomik dhe lëvizjes më të shpejt të popullatës për nevojat ditore në dhe prej vendbanimeve. Urbanizimi i hapësirës kërkon fokusim drejt ndërtimeve pa leje dhe asfaltimit të rrjetit rrugor ku është kjo e nevojshme.

Planifikimi urbanistik dhe hapësinor për zhvillim ekonomik përmes miratimit të planeve urbanistike dhe legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje

Në periudhën e ardhshme planifikohet përgatitja e dy dokumentacioneve më të mëdha teknike për furnizimin regjional me ujë dhe atë për kanalizim dhe vazhdimin e sistemit.

Në furnizimin me ujë regjional prej rezervuarit të përbashkët për 8 vendbanime prej regjionit të Dërvenit dhe përpunimi i dokumentacionit teknik për sistem regjional për ujë prej Malit Sharr.

Numri i objekteve të legalizuara dhe sipërfaqja e tyre, plani i miratuar urbanistik, dokumentacioni teknik për kanalizim dhe vazhdimi i sistemit të furnizimit regjional me ujë nga rezervuari i përbashkët për 8 vendbanime prej regjionit të Dërvenit, dokumentacioni i përpunuar teknik për sistemin regjional për ujë prej Malit Sharr.

Zhvillimi i bujqësisë përmes trajnimeve për fondet IPARD.

Duke marrë parasysh nevojën nga përmirësime në bujqësi, do të bëhet analizë e nevojave për trajnime për bujqit në komunë. Në bazë të analizës, do të realizohen trajnime për shfrytëzimin e fondeve. Trajnimet do të realizohen në komunë.

Analiza e nevojave për trajnime, numri i trajnimeve dhe numri të trajnuarve.

Zhvillimi i sipërmarrësisë permes trajnimeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillimi i rrjetit sipërmarrës dhe informimi për shërbimet të cilat ofrohen për ndërmarrësit.

Pjesa më e madhe e biznes bashkësisë e paraqesin NVM, dhe të njëjtat kanë nevojë për trajnime dhe shërbime nga pushteti lokal. Për implementimin e këtij aktiviteti do të realizohen trajnime në pajtim me kërkesat e punëdhënësve. Po ashtu, do të organizohen takime me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë punës dhe do t’u jepet mbështetje ndërmarrjeve përmes informimit për atë se ku mund të gjenden shërbimet për të cilat kanë nevojë.

Analiza e tipit dhe përmbajtjes së trajnimeve të nevojshme (p.sh. plasmani i prodhimeve, përgatitja e dokumentacionit të tenderit, analiza e tregut, qasja deri te financat etj.), numri i trajnimeve dhe numri i të trajnuarve, takimet e organizuara me ndërmarrësit prej komunës, ndërmarrësit e shërbyer me informata për shërbimet e nevojshme.

Linku drejt IPARD Fondeve: http://ipard.gov.mk/

Zhvillimi i bashkëpunimit mes sektorit privat dhe komunës

Bashkëpunimi mes sektorit privat dhe komunës do të zhvillohet në suaza të grupit punues të ri të krijuar enkas për këtë, ku do të marrin pjesë punëdhënësit më të mëdhenj prej komunës, me qëllim të dhënies së propozimeve për zhvillimin ekonomik (p.sh. partneritete publike-private, biznes ambienti, punësimi i të rinjve, vëzhgimi i aktiviteteve nga Strategjia për zhvillim ekonomik lokal etj.). Grupi punues do të takohet së paku një herë në tre muaj.

Mbledhjet, rendi i ditës dhe procesverbalet do t’i koordinojë komuna. Propozimet do të shqyrtohen në Këshillin e Komunës.

Grupi i punës i krijuar, numri i iniciativave të parashtruara deri te Këshilli i Komunës, numri i iniciativave të pranuara.

Comments are closed.

Close Search Window