Map Unavailable

Data:
25/07/2018
Ora: All Day

Lokacioni:
Komuna e Zhelinës,
Hapsirat e Komunës së Zhelinës,
Zhelinë


KOMUNËN E ZHELINËS E VIZITOI AMBASADORI I REPUBLIKËS SË FRANCËS CHRISTIAN THIMONIER!

Komunën e Zhelinës me vizitën e tij e nderoi Ekselenca e tij, Ambasadori i Republikës së Francës Christian Thimonier.
Shprehëm shumë mirënjohje për këtë vizitë të madhe, të Ambasadorit të një shteti që është ndër themeluesit e Unionit Evropian.

U bisedua edhe gjendja politike e Maqedonisë si dhe organizimi i Referendumit që duhet të mbahet së shpejti, për çka ne si komunë e Zhelinës u zotuam do të përkrahim çdo iniciativë që ndihmon në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë.

Z.Ambasadorin e njoftuam, edhe për aktivitetet e komunës së Zhelinës, planet tona në të ardhmen, vizionin e komunës së Zhelinës, menyrën e jetesës këtu, si dhe zotimin e Ambasadorit për kontributin e Republikës së Francës për integrimin dhe socializimin e shoqërisë në Zhelinë, me anë të cilës do duhet t’i thejmë divergjencat brenda nesh.

Comments are closed.

Close Search Window