Map Unavailable

Data:
19/06/2019
Ora: 13:00 - 16:00

Lokacioni:
SHFK “Luigj Gurakuqi”,
Zhelinë,
Zhelinë


Komuna e Zhelinës ka nderin t’ju ftojë më datë 19.06.2019 (e mërkurë), me fillim në ora 13, në ambientet e SHFK “Luigj Gurakuqi” në f. Zhelinë, ku do të mbahet Sesioni i parë i forumit të projektit “Fuqizimi i këshillave komunale”.
Ky projekt financiarisht është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC dhe implementohet nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP.
Në kuadër të forumeve në bashkësi (gjithsej 4 sesione) do të diskutohet për problemet dhe prioritetet e Komunës së Zhelinës dhe do të ofrohen zgjidhje nga të cilat do të dalin ideja për projekte/koncepte për propozim projekte. Nga këto koncepte për propozim projekte, pjesëmarrësit në forum do t’i zgjedhin më të rëndësishmet.
Me fondin e siguruar të projektit prej 50,000 CHF do të financohen më së paku 1 dhe më së shumti 3 projekte, të cilat do të zgjidhen dhe përpunohen nga ana e pjesëmarrësve të forumeve.
Në sesionin e fundit, të pestë, do të jepen informata rreth realizimit të projekteve të zgjedhura nga forumi dhe rekomandimet.

Temë e forumeve do të jetë inkluzioni social, si dhe temat tjera si barazia gjinore, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi multietnik.
Me këtë ftohen të gjitha palët e interesuara, para së gjithash qytetarët, OJQ-të, përfaqësuesit e sektorit të biznesit, institucionet arsimore, sociale etj., që të marrin pjesë në sesionin e forumit.

Me respekt,
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window