Kompania gjermane do të investojë në Zhelinë, janë paralajmëruar 350 vende të punës, Fatmir Izairi kryetari që pret investitorët

Posted on 06.04.2017

Kompania gjermane për prodhim të ulëseve për autobusë dhe trena “Franc Kil” do të investojë në Zhelinë të Tetovës. Në fillim do të prodhojë ulëse për autobusë për nevojat e kompanisë belge “Vanhol” e cila tashmë punon në Maqedoni, e më pas planifikohet prodhimi të plasohet edhe në Evropë, Azi, Amerikë dhe tregje të tjera botërore.

Në fazën e parë do të hapen 60 vende të punës, ndërsa në të ardhmen numri i vendeve të reja të punës të arrijë deri 350.

Investimi i përgjithshëm vlerësohet prej 6 deri 7 milionë euro. Investimin sot në Shkup e paralajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Gerhard Helvek, i cili tha se do të fillojnë me investim braunfilld në objekt ekzistues duke filluar me punë prej 1 qershorit.

Ai theksoi se kanë vendosur të investojnë në Maqedoni për shkak të stabilitetit ekonomik dhe edukimit të kuadrit.

“Qasja e përgjithshme e Maqedonisë gjatë viteve është të jetë vend demokratik dhe është plotësisht e mundur të ketë ndryshim të partive politike dhe qeverive për shkak të zgjedhjeve. Ne nuk shohim në periudhë prej 5-6 viteve, por në periudhë prej 20 viteve, kështu që është plotësisht normale se janë të mundshme ndryshimet. Shumë më i rëndësishëm është nstabiliteti të cilin ne e pamë në qasjen drejt industrisë së hyn në Maqedoni, duke filluar me sistem të mirë të arsimuar. Ka studentë në shumë fusha në Shkup dhe Tetovë dhe unë jam i impresionuar. Shoh pozitivisht në ardhmërinë sepse besojmë se edukimi dhe njerëzit janë investimi më i madh në këtë vend edhe për kompanitë, si dhe bazë për sukses. Për këtë arsye ne jemi shumë të lidhur me aspektin politik, por gjithsesi industria ka nevojë për stabilitet në mënyrë që të vendoset procesi”, theksoi Helvek.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së ZZHTI-së, Viktor Mizo, investimet e këtilla janë efekt plotësues nga kompanitë tashmë ekzistuese të cilat kanë investuar në Maqedoni.

Në të ardhmen planifikohet të prodhohen edhe ulëse për industrinë hekurudhore me çka pritet Maqedonia të ketë eksport të drejtpërdrejtë edhe për Evropë, Azi dhe SHBA.

Kontaktet e para me kompaninë janë bërë në dhjetor të vitit 2015 me mbështetje nga kompania për prodhim të autobusëve “Van Hol”.