Izairi: Misioni i arsimtarëve është hyjnorë, shkolla e Strimnicës tani me nxemje dhe dysheme

Posted on 06.04.2017

Kryetari i Komunsës së Zhelinës Fatmir Izairi sot në fshatin Strimnicë tha se misioni i arsimtarëve përveç se është madhor do ta quaja edhe hyjnorë. Ai gjithashtu u shpreh se në këtë shkollë tani nxënësit kanë kushte tepër të mira ku ka një dysheme të re dhe nxemje qendrore.

“Misioni i arsimtarëve përveç se është madhor do ta quaja edhe hyjnorë. Projekti i nxehjes qendrore dhe dyshemesë në këtë shkollë ishte i mirëpritur, por në fund ia dolëm. Edhe në vitin 2009 kur isha këtu nuk e dija se kjo shkollë ishte në atë gjendje, por më vonë në vitin 2013 ku tani falë bashkëpunëtorëve Ministrisë së Arsimit ne ia dolëm” u shpreh kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.

Sipas tij vitin e kaluar shkollës ia ka paguar rrymën, që mjetet shkolla ti shfrytëzoje për hartimin e dokumentacioneve teknike, ku jemi duke e bërë tani me dritaret dhe investimet tjera që duhen. Të gjithë së bashku, sepse bashkë me 13 shkollat tjera që komuna e Zhelinës kujdeset të krijojmë kushte më të mira. Në planin urbanistik rregullohet edhe rrethoja dhe oborri i shkollës

Izairi gjithashtu premtoi se edhe në të ardhmen në këtë fshat edhe në shkollë do të investohet edhe më shumë falë bashkëpunimit të udhëheqësisë së shkollës dhe bashkësisë lokale të këtij fshati.

Ndryshe Fatmir Izairi është kryetari i vetëm i cili gjithnjë fiton që në raundin e parë të zgjedhjeve ku tani edhe zyrtarisht do të garojë për mandatin e tretë në komunën e Zhelinës.