Blerim Sejdiu është i lindur më 4 shtator të vitit 1985, në Tetovë. Pas përfundimit të shkollimit fillor në shkollën fillore “Pashko Vasa’’ në fshatin Grupçin,  ai vazhdoi shkollën e mesme në gjimnazin ‘’Kiril Pejçinoviq’’, në Tetovë. Më pas, ai ndoqi studimet e larta në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë. Studimet pasdiplomike i përfundoi në Fakultetin Juridik në Universitetin FON në Shkup, me ç’rast, morri titullin magjistër i shkencave juridike. Blerim Sejdiu si një jurist i suksesshëm, ka kryer detyra të rëndësishme me sukses dhe ndershmëri. Ka qenë Sekretar i përgjithshëm i KF Shkëndija në periudhën më të lavdishme të këtij klubi, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Nga viti 2010 deri në vitin 2016, ka qenë shef i Departamentit për çështje juridike në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Zotëri Blerim Sejdiu është i martuar dhe ka dy fëmijë.

e-mail: blerim.municipality@gmail.com

Comments are closed.

Close Search Window