Zhelina si fshat dhe 17 vendbanimet tjera fshatare formojnë komunën e Zhelinës me gjithësej 24.390 banorë (të dhëna këto sipas rregjistrimit të vitit 2002), dhe sipërfaqe prej 199km2. Kjo komunë, ka një pozitë interesante të shtrirjes së saj edhe atë: në jug-lindje dhe veri-perendim, ajo i takon pollogut të poshtëm. Në anën e djathtë të lumit Vardar, me shpatiet e malit të thatë, depërton deri në rrjedhën e lumit Treska.

Kjo si komunë është themeluar që me organizimin e ndarjes së parë territoriale në pluralizëm, në vitin 1996. Në këto zgjedhje të para lokale, mandatin për të qënë i pari i komunës e morri z.Rametulla Ejupi nga rradhët e partisë PPD. Kryesues i këshillit u zgjodh z.Fikri Saliu (nga rradhët e PDP). Gjatë asaj periudhe, pas konstituimit të këshillit të parë të Komunës u sollën vendime të rëndësishme. Këtu vlen të përmendet sjellja e rregullores për punë të këshillit, Statuti i komunës, u soll PGJU dhe vendime tjera të rëndësishme në lëminë e urbanizmit, si përcaktimi i taksës komunale për objektet banesore dhe afariste si dhe vendime tjera të rëndësishme për qytetarët. Gjatë asaj periudhe komuna e Zhelinës arriti që në gjirin e saj të strehon mbi 5000 refugjatë nga Kosova, me ç’rast, në kuadër të komunës u formua edhe shtabi i krizës për strehim të refugjatëve dhe sigurimin e artikujve ushqimor për ta. Pas vdekjes natyrore të kryetarit të Komunës, më 1999 në postin e tij si i besuar i qeverisë për kryerjen e detyrës së kryetarit të komunës, erdhi z.Mefail Osmani.  Kryesues i këshillit ishte Muhamed Zilbeari. Në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të komunës u zgjodh Qenan Aliu nga radhët e kualicionit PPD-PDSH, ndërsa kryesues këshilli Tasun Zendeli nga radhët e BDI-së. Në zgjedhjet e vitit 2009 kryesimin e komunës e mori kandidati i BDI-së, Fatmir Izairi. Nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2017 kryetar i Komunës së Zhelinës është Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA. Kryesues aktual i këshillit është Liridon Useini, gjithashtu nga Lëvizja BESA.

Sipas strukturës morfologjike, territori i komunës karakterizohet me vendbanime të rrafshta, dhe vendbanime kodrinoro-malore. Kjo sipas organizimit të vjetër teritorial kufizohet me komunën e Tetovës, Bërvenicës, Jegunovcës, Samokovit, Sopishtes dhe Sarajit.

Vendbanimet që e përbëjnë komunën e Zhelinës janë: Zhelina, ku është selia e sajë; Strimnica, Leshnica e poshtme, Leshnica e sipërme, Treboshi, Pallatica, Ozurmishti, Dëbërca, Grupçini, Çifliku, Llërca, Kopaçindolli, Novo Sella, Roglja, Merova, Llukovica, Sedllareva dhe Cerova.

Këto vendbanime janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare edhe atë: 99%, kurse vetëm 1% zënë vend popullata maqedone dhe të tjerët (sipas të dhënave të fundit të rregjistrimit të vitit 2002).
Për të pasur njohuri më të mëdha për vendbanimet e komunës dhe mbi problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, nevojitet përkushtim dhe kujdes i veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ngritjen e infrastrukturës në një shkallë më të lartë.

Vendbanimet që e përbëjnë komunën e Zhelinës:

Flamuri i Komunës
Emblema e Komunës

Rajoni:

Pollog

Sipërfaqja:

199 km2

Lartësia mbidetare:

755 m

 

Popullata (2002):

24,390

Dendësia: 120/km2

Zona kohore:

UTC+1 (CET)

Prefiksi:

044

Comments are closed.

Close Search Window