Lajme

Komuna e Zhelinës fton qytetarët në programin ‘’Maratona e Lirisë’’

Komuna e Zhelinës i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në programin ‘’Maratona e Lirisë’’ e cila organizohet për hir të Ditës së Flamurit. Në këtë maratonë do të marrin pjesë nxënësit e të gjitha shkollave fillore të Komunës së Zhelinës.

Programi do të mbahet me datë 28 nëntor, (e martë) me fillim në ora 10:00 në sallën e sportit në Zhelinë.

Ky program realizohet nga Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Shoqatën ‘’Adrion’’.

Jeni të mirëseardhur.

Me respekt,

Komuna e Zhelinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window