Blerim Sejdiu është i lindur më 4 shtator të vitit 1985, në Tetovë. Pas përfundimit të shkollimit fillor në shkollën fillore “Pashko Vasa’’ në fshatin Grupçin, ai vazhdoi shkollën e mesme në gjimnazin ‘’Kiril Pejçinoviq’’, në Tetovë. Më pas, ai ndoqi studimet e larta në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë. Studimet pasdiplomike i përfundoi në Fakultetin Juridik në Universitetin FON në Shkup, me ç’rast morri titullin magjistër i shkencave juridike. Blerim Sejdiu si një jurist i suksesshëm, ka kryer detyra të rëndësishme me sukses dhe ndershmëri. Ka qenë Sekretar i përgjithshëm i KF Shkëndija në periudhën më të lavdishme të këtij klubi, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Nga viti 2010 deri në vitin 2016, ka qenë shef i Departamentit për çështje juridike në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.
Zotëri Blerim Sejdiu është i martuar dhe ka dy fëmijë.
e-mail: blerim.municipality@gmail.com
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut