Komuna e Zhelinës ushtron veprimtarinë e saj si institucion lokal qeverisës në epiqendrën e saj, në fshatin Zhelinë. Në ndarjen e shkallës së parë administrative si komunë, Zhelina i takon rajonit të Pollogut,rajon ky që në përbërjen regjionale numëron gjithsej nëntë komuna. Kjo si komunë është themeluar që me organizimin e ndarjes së parë territoriale në pluralizëm, në vitin 1996. Zhelina si fshat dhe 17 vendbanime të tjera rurale formojnë komunën e Zhelinës, me gjithsej 24.390 banorë (të dhëna këto sipas rregjistrimit të vitit 2002), dhe sipërfaqe prej 199km2. 

Sipas strukturës morfologjike, territori i komunës karakterizohet me vendbanime të rrafshta, dhe vendbanime kodrinoro-malore. Kjo krahinë njihet për pozitën e favorshme gjeografike, për trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore. Përveç kësaj, ka një pozitë interesante të shtrirjes së saj edhe atë: në jug-lindje dhe veri-perendim, ajo i takon Pollogut të poshtëm. Në anën e djathtë të lumit Vardar, me shpatiet e malit të thatë, depërton deri në rrjedhën e lumit Treska. Në vitin 2018, Komuna e Zhelinës organizoi për here të parë Festivalin e Trashëgimisë Kulturore, një manifestim pesë ditor që u mbajt prej datës 18 deri 22 Korrik, me karakter social-kulturor dhe folklorik si dhe me pjesëmarrje të të gjithë fshatrave që gravitojnë në komunën tonë, duke përfshirë afër 5000 (pesë mijë) vizitorë nga vendi e nga shtetet fqinje ,duke sjell në pah traditën kulturore  dhe folklorike të çdo fshati.

Në bazë të ndarjes së shkallës së parë administrative si komunë, komuna e Zhelinës kufizohet me komunën e Tetovës, Bërvenicës, Jegunovcës, Makedonski Brodit, Sopishtes dhe Sarajit. Vendbanimet që e përbëjnë komunën e Zhelinës janë: Zhelina, ku është selia e saj; Strimnica, Leshnica e poshtme, Leshnica e sipërme, Treboshi, Pallatica, Ozurmishti, Dëbërca, Grupçini, Çifliku, Llërca, Kopaçindolli, Novo Sella, Roglja, Merova, Llukovica, Sаllareva dhe Cerova. Këto vendbanime janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare edhe atë: 99%, kurse vetëm 1% zënë vend popullata maqedone dhe të tjerët (sipas të dhënave të fundit të rregjistrimit të vitit 2002).

Organet kryesore të komunës janë Kryetari dhe Këshilli i komunës, i përbërë nga 19 këshilltarë. Këshilli i Komunës së Zhelinës është organ përfaqësues i qytetarëve që vendos në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe në bazë të kompetencave të përcaktuara. Seancat e Këshillit mblidhen sipas nevojës dhe ato janë publike në mënyrë që qytetarët t’i ndjekin drejtpërdrejtë. Sa i përket organizimit dhe punës së Këshillit të Komunës së Zhelinës, kompetencat kryesore janë siç vijon:

  • Këshilli zgjedh kryetarin e Këshillit dhe anëtarët e Komisioneve të përherhshme dhe të përkohshme.
  • Këshilli vendos me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit, së paku me 1/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.
  • Statuti, Buxheti i komunës, llogaria përfundimtare e buxhetit, Rregullorja e punës dhe vendimet për miratimin e planeve urbanistike, miratohen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

 

Komuna e Zhelinës punon në kontinuitet në përmirësimin e qasjes drejt shërbimeve për qytetarët tanë, me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të transparences, dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrojmë për qytetarët tanë, që janë prioriteti ynë. Qytetarët janë të përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes duke shprehur qëndrimet e tyre për çështje të caktuara dhe marrin pjesë drejtpërsëdrejti në konsultimin publik mbi projektbuxhetin. Kryetari i komunës ndan kohë për konsultime me qytetarët, edhe atë dy herë në javë, në intervale të caktuara kohore. Ekziston gjithashtu një kanal për komunikim të drejtpërdrejtë në internet faqen e komunës, nëpërmjet të cilit qytetarët mund të ngrenë shqetësime, të parashtrojnë kërkesa dhe ankesa.

Vendbanimet që e përbëjnë komunën e Zhelinës:

Flamuri i Komunës
Emblema e Komunës

Rajoni:

Pollog

Sipërfaqja:

199 km2

Lartësia mbidetare:

755 m

 

Popullata (2002):

24,390

Dendësia: 120/km2

Zona kohore:

UTC+1 (CET)

Prefiksi:

044

Comments are closed.

Close Search Window