Komuna e Zhelinës dhe kryetari Blerim Sejdiu njoftojnë opinionin e gjerë se fuqishëm i mbështesin protestat në të cilat po kërkohet drejtësi Almirin e vogël. Urojmë që këto protesta të jenë sa më masovike, dinjitoze dhe të qeta përmes së cilave ta ngrtim zërin tonë për drejtësi dhe kundër diskriminimit të prokurorisë dhe organeve të gjyqësisë. Njëherësh apelojmë që vrasësi i Almirit ta merr dënimin e merituar sa më parë.