Lajme, Njoftime

Komunat shqiptare si duket kanë filluar që projektet ti bëjnë njëherë e mirë dhe jo shkel e shko që çdo vitë të kthejnë kokën pas me punët e njëjta.

Një ndër projektet që ka filluar të realizohet sipas të gjitha standareve të parapara është edhe rruga kryesore e fshatit Grupçin të Zhelinës.

Rruga e njëjtë do të realizohet në bazë të të gjitha standardeve evropiane për rregullim të rrugëve lokale, me çka njëherë e përgjithmonë do të shërohet një nga problemet e kahmotshme të fshatit Grupçin të komunës së Zhelinës.

E gjithë kjo, falë vizionit dhe këmbënguljes së kryetarit aktual të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili synon cilësinë e lartë dhe me të gjithë parametrat e nevojshëm që sigurojnë model të ri të infrastrukturës.

Nga Komuna e Zhelinës thonë se prioritet kanë që projektet ti realizojnë në përpikmëri dhe me standarde që mos të bëjnë një punë 100 herë.

Më poshtë keni fotot dhe video nga projekti që pritet të përfundoj së shpejti:

Sejdiu, inspektoi punimet e rrugës në Grupçin

Sejdiu, inspektoi punimet e rrugës në Grupçin

Posted by Tv Pollogu on Wednesday, July 10, 2019

Comments are closed.

Close Search Window