Një Falenderim i veçantë edhe për kryetarin e Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu bashkë me stafin e tij që një vend të vdekur e bëri të gjallë. Të gjithë Sallarevasit ndjehen krenar që kanë një udhëheqësi të këtillë e cila na ka munguar.
Sallareva si asnjëherë më parë.
Fshati Sallarevë
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Zhelinës zt.Blerim Sejdiu, stafi i Muzeut Mobil me datën 25-27 korrik 2019, ishin pjesë në organizimet e festivalit etnokulturor SOFRA FEST ( Edicioni II).Ekipi i specialistëve të Muzeut Mobil, të kryesuar nga zt.Fatmir Hoxha, prezantuan disa aktivitete me rëndësi për zhvillimin e festivalit etnokulturor, ndër aktivitetet që u prezantuan ishin:
Sofra e Sallarevës me gatime tradicionale,
Ritet shqiptare-Dasma tradicionale shqiptare,
Marrshi i krushqve,
Lojërat Tradicionale Shqiptare,
Leximi në Natyrë,
Këndi Etnografik,
Këndi i pikturës,
Këndi i eksponateve të fshatit Sallarevës,
Rrëfime të moçme shqiptare etj.
Muzeu mobil