Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e komunës së Zhelinës,që me rastin e festës së Kurban Bajramit, të kenë kujdes të veçantë gjatë blerjes së kurbanave të paraparë për therrje gjatë festës së Kurban Bajramit.
Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Agjencionin për ushqim dhe veterinari, Apelon që kurbanat të cilat janë paraparë për therrje gjatë festës të kenë të vendosur në të dy veshët e tyre pulla gjithashtu dhe certifikatë të gjendjes shëndetësore të kafshës.
Komuna e Zhelinës, gjithashtu apelon qytetarët,që me rastin e threrjes së kurbanëve, të kujdesen për higjienën publike dhe mbetjet nga kurbanat e therrur, të mos i hedhin nëpër rrugë dhe vende publike, me qëllim që të shmanget kundërmimi i erës së keqe.
Rekomandojmë që mbetjet e kafshëve qytetarët t`i groposin në tokë.
Me respekt,
Zyra për informim