Lajme, Njoftime

Në kuadër të organizimit të Forumeve në bashkësi, si model i pjesëmarrjes qytetare participative, program i cili zbatohet nga ana e UNDP-së dhe me mbështetje financiare nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC, sot në Komunën e Zhelinës u realizua Sesioni i III-të me radhë.
Në këtë sesion pjesëmarrësit ndoqën prezantimet e 6 propozim projekteve nga grupet punuese të angazhuara gjatë periudhës midis dy sesioneve. Krahas diskutimeve dhe komenteve, u propozuan dhe alternativa duke u marrë vesh për hapat në vijim deri te sesioni përfundimtar.

Suksese grupeve punuese deri në seancën përfundimtare, ku edhe do të vendoset për projektet të cilat do të financohen nga buxheti i programit.

Comments are closed.

Close Search Window