Sot, në zyrat e komunës kisha nderin të ndajë Mirënjohje për Raman Jusufi-n, njeriun shembullor që ka Dëbërca.
Axha Raman me iniciativën e tij vullnetare (duke i bindur pastaj edhe bashkëfshatarët e tij që të ndihmojnë), ka arritur që të rikonstruojë të gjitha murret rrethuese të varrezave të fshatit të tij. Kjo vepër dhe kontribut i axhës Raman është për t’u përshëndetur dhe marrë shembull nga të gjithë ne.
Atdhedashuria kështu shprehet, me vepra!
Duke e ditur se iniciativat vullnetare burojnë nga shpirti, ne lutemi Zotit që t’i shtojë njerëzit me iniciativa të këtilla.
Mirënjohës edhe ndaj të gjithë atyre që kontribuan dhe ndihmuan që kjo vepër të duket kaq e bukur.