Lajme, Njoftime

“Gruaja e cila në mënyrën më të mirë të mundshme arrin të drejtoj punët dhe problemet e një shtëpie, është poashtu e aftë për të drejtuar edhe punët e një kompanie apo më gjerë të një shteti”, u shpreh afaristja e suksesshme, znj.Gëzime Fejzi, gjatë panelit diskutues që u mbajt sot në hapësirat e komunës së Zhelinës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale.
Zonja Xhane Kreshova, duke përshëndetur këtë iniciativë, u shpreh se zëri i gruas duhet të dëgjohet më shumë se kurrë, veçanërisht tani që është arritur kuota 50 % për gra në listat zgjedhore.Drejtoresha e Jehona Events Agency, znj.Jehona Matrançi, shembull i një afaristeje të suksesshme nga komuna e Zhelinës, mbajti një fjalim motivues para të pranishmëve, duke potencuar se gruaja rurale posedon potencial të jashtëzakonshëm, mjafton të ketë guxim me qëllim të arritjes së synimeve.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbështeti këtë iniciativë, duke inkurajuar që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të njohjes së kontributit të gruas rurale në aspektin e përmirësimit të zhvillimit rural dhe fuqizimit të rolit të gruas në zonat rurale.

Comments are closed.

Close Search Window