Fotogaleri, Lajme, Njoftime

“23 VJET KOMUNA E ZHELINËS”

Në një atmosferë festive, me rastin e 23 vjetorit të komunës së Zhelinës, në ambientet e komunës së Zhelinës të pranishëm ishin qytetarë, përfaqësues të shkollave, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe të sektorit joqeveritar, administrata komunale, si dhe mysafirë tjerë të ftuar, për të shënuar këtë datë të rëndësishme.

Në këtë përvjetor, kryetari Blerim Sejdiu shfytëzoi rastin t’ju urojë të pranishmëve këtë festë të veçantë, njëkohësisht duke prezantuar para të pranishmëve raportin dy vjeçar, një përmbledhje të projekteve dhe aktiviteteve të realizuara. Kryetari Sejdiu theksoi se një nga objektivat kryesore të këtij institucioni është përmirësimi i qasjes drejt shërbimeve për qytetarët tanë, me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të transparencës.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet bazë në punën tonë”, u shpreh Kryetari Sejdiu. Përmes këtij raporti të botuar, qytetarët nga afër do të ndjekin punën tonë, duke u njoftuar për progresin dhe investimet kapitale përgjatë dy viteve.

Festofshim bashkë, për shumë vite!

Comments are closed.

Close Search Window