Lajme, Njoftime

Në bazë të informacioneve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, amvisëritë të cilat kanë mbetur pa të ardhura apo kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale për të drejtën e ndihmës së garantuar minimale (NGM), të parashtrojnë kërkesë deri tek qendrat sociale, në këtë rast qytetarët e komunës së Zhelinës mund tër drejtohen deri tek Zyra për Shërbime Sociale në komunën e Zhelinës (çdo të martë dhe të enjte, prej ora 09:00-12:00). Me qëllim të lehtësimit të pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike, me Dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për mbrojtje sociale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, është mundësuar qasje e shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale.

“Për marrje të ndihmës së garantuar minimale, pasiguria materiale do të konstatohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të gjitha të ardhurave të të gjithë anëtarëve të amvisërisë në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit, në vend të tre muajve të deritanishëm. Shuma e së drejtës varet nga numri dhe struktura e amvisërisë dhe sillet prej 4.000 denarë për një amvisëri njëanëtarëshe deri 10.000 denarë për amvisëri të përbërë prej pesë anëtarëve të rritur”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Amvisëritë të cilët shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale do të realizojnë edhe shtesë në të holla prej 1.000 denarëve për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsum të energjensëve në amvisëri edhe për muajt prill dhe maj të vitit 2020.

Comments are closed.

Close Search Window