Të dashur bashkatdhetarë,
Në bazë të propozimeve të Komisionit për sëmundje infektive, në mbeldhjen e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është vendosur për:
Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR dhe pa nevojën e realizimit të vetëizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore. Vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
Në këtë seancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020.
𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶 𝗵𝘆𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗳𝘂𝗾𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗮𝘁𝗮 𝟮𝟲.𝟬𝟲.𝟮𝟬𝟮𝟬, 𝗲 𝗣𝗿𝗲𝗺𝘁𝗲.
Të gjithë mërgimtarëve dhe bashkëqytetarëve tanë ju urojmë mirëseardhje në vendlindje dhe rrugë të mbarë. Lutemi që të kthehen shëndoshë e mirë, dhe njëkohësisht apelojmë që t’u përmbahen rekomandimeve dhe të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, që bashkarisht me sukses të fitojmë këtë betejë.
Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim
Last modified: 23/06/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut