01/07/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Qytetarë të mi të dashur,
Sot, bashkë me drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” të Maqedonisë z.Kitanov nga Komuna e Zhelinës kumtuam lajmin se shumë shpejt do të fillojnë punimet e rikonstruimit/asfaltimit të rrugës së vjetër regjionale ‘Karpallëk – Zhelinë’ e cila është me 16 km gjatësi.
Si kryetar i Komunës së Zhelinës që nga momenti i parë kur jam në menaxhim të komunës, kam kërkuar dhe insistuar vazhdimisht që të projektohet dhe të asfaltohet kjo rrugë.
Ju e dini se kjo rrugë është shumë e frekuantuar nga komunikacioni që çdo ditë e më shumë po rritet. Është dëshira e kahmotshme e të gjithë juve që më jeni drejtuar vazhdimisht dhe sot, edhe unë sikur ju jam i gëzuar që më në fund ia arritëm. Pas 30 viteve ia arritëm qëllimit që kjo rrugë të asfaltohet!
Ky investim do të jetë nga fondet e caktuara evropiane dhe do të realizohet përmes NP Rrugët e Maqedonisë.
NP Rrugët Shtetërore të Maqedonisë
Komuna e Zhelinës
Prononcim i drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, z.Zoran Kitanov dhe kryetarit të komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu, për të paralajmëruar fillimin e punimeve në rrugën regjionale Shkup-Tetovë.
Posted by Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës on Wednesday, July 1, 2020
Last modified: 01/07/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut