23/07/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Në kujtim të dëshmorëve të kombit, sot përkujtojmë 19 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rametulla Ameti nga fshati Kapazhdoll i Komunës së Zhelinës. Me krenari përkujtojmë figurën e ndritshme të kombit dhe vendit tonë, veprën, heroizmin e mbi të gjitha guximin e luftëtarit të lirisë, i cili ra dëshmor gjatë luftës së vitit 2001, në fshatin Neproshten të Tearcës, që ne sot të jetojmë të lirë e barabartë.
Lusim Zotin e Madhërishëm, që veprën dhe sakrificën e tyre ta bëjë dritë në atë botë, t’ua japë shpërblimet e pakufishme të Tij dhe gradën më të lartë të Xhenetit.
Lavdi dhe nderime të përjetshme për dëshmorët e kombit.
Last modified: 23/07/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: komunazh@gmail.com & info@zhelina.gov.mk
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut