18/02/2021| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Ashtu siç ju njoftuam para disa javësh, sot edhe solemnisht në hapësirat e komunës së Zhelinës u nënshkrua Marrëveshja për hapjen e fabrikës së prodhimit të asfaltit pluhur.
Kompania gjermane Strassenflex do të ndërtojë fabrikë për këtë lloj të veçantë të prodhimit në Komunën e Zhelinës, e cila do të mundësojë hapjen e 60 vendeve të reja të punës.
Ky lloji i asfaltit me përbërje edhe plastike që është shumë më efikas se asfalti tradicional që përdoret për shtrimin e rrugëve, do të kontribuojë në riparimin e shumë rrugëve në vendin tonë si dhe sanimin e gropave.
Pronari i Kompanisë ShtraseFlex falenderoi Kryetarin e Komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu për kontributin dhe ndihmën e dhënë për hapjen e kësaj fabrike, z.Daut Elmazin dhe Ambasadorin e RMV në Kopenhagen z.Faton Bejta.
Last modified: 18/02/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: komunazh@gmail.com & info@zhelina.gov.mk
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut