Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Ishte kënaqësi dhe nder për komunën e Zhelinës, që sot e vizitoi ekselenca e tij Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, z.Gjergj Dedaj, një atdhedashës i dëshmuar që sot shoqërohej nga konsuli i R. Kosovës në Shkup z.Lindon Kqira.
Me Ambasadorin Dedaj, u zotuam se do të angazhohemi që ende më shumë t’i forcojmë lidhjet institucionale, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit të kompanive afariste të cilat gravitojnë në Komunën e Zhelinës e të cilat synojnë të zgjerojnë aktivitetin afarist të tyre edhe në Kosovë, si dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore, e në veçanti projekteve lokale të përbashkëta të Komunës së Zhelinës me komunat binjake nga R. së Kosovës. Është koha e ekonomisë dhe zhvillimit, dhe momenti më i volitshëm për këtë gjë, sikur sot, nuk ka qenë kurrë më parë.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës, falenderojmë thellësisht Ambasadorin Dedaj, për vizitën dhe respektin e tij.

Comments are closed.

Close Search Window