Sot, me vizitën e tij më nderoi miku im, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së punësimit në shtetin tonë, z. Abdush Demiri.
Qëllimi i takimit ishte hapja e një zyre disperzive të Agjencisë së punësimit në Komunën e Zhelinës, me të cilin veprim plotësohet një segment i rëndësishëm i decentralizimit të pushtetit qendor.
Kjo zyre parashih që të jep shërbime të cilat ndërlidhen me kompetencat e Agjencisë së punësimit si: masat aktive për punë-kërkuesit dhe punëdhënësit, konkurset e ndryshme, programet e punësimit etj.
Me këtë hap të rëndësishëm, synojmë që të jemi më afër qytetarëve tanë, duke mundësuar që shërbimet e institucioneve të pushtetit qendor t’i zbresim në Zhelinë, që çdo qytetarë t’i ketë më afër dhe më lehtë.
Last modified: 27/04/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut